Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadorin amerikan amerikan, Jeffrey Hovenier, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, në veçanti për sigurinë në Kosovë.
Abdixhiku ka thënë se LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik.
Postimi i tij i plotë:
Sot, pasdite, prita në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik.


