Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar zotimet e tij për arsimin, duke e cilësuar atë si themelin e çdo ndryshimi të vërtetë në Kosovë, raporton GazetaBlic.
Ai premtoi pagë 1000 euro për mësimdhënësit, ndërtimin e 80 çerdheve të reja, mësim tërëditor me shujta të ngrohta dhe aktivitete sportive, si dhe futjen e kodimit dhe inteligjencës artificiale si lëndë mësimore.
Abdixhiku theksoi se LDK-ja e ka arsimin prioritet kryesor, duke u bazuar në modele konkrete të zbatuara në Prishtinë.
Postimi i plotë:


