Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka premtuar më shumë hapësirë për gratë në partinë e tij, teksa të njëjtën e kërkoi që ta kenë edhe në institucione.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas, me moton “Gra të fuqizuara, Shtet i fuqishëm”, kreu i LDK-së, tha se vizion i tyre është që gratë dhe burrat të trajtohen barabartë.Abdixhiku përmendi edhe grevën e përgjithshme dhe ikjen masive të qytetarëve.
“Si prind por edhe si politikan që kërkon ndryshim dhe ai LDK them të nisim angazhimin për ndryshimin e ligjeve. Tema e tilla trajtohen deri në detajin e fundit. Ju ftoj këto bindje t’i shtyjmë bashkërisht. Në këtë vizion vajzat dhe gratë duhet të jenë të barabarta. Një politikane grua duhet të ketë secilën hapësire brenda partisë e shtetit”, tha Abdixhiku.
“Për Kosovën është mision që kjo barazi të arrihet sa më parë. Këto probleme rëndojnë jetesën e fëmijëve tanë. Mbi 25 mijë mësimdhënës janë nën kërcënim financiar. Shumica e fëmijëve nuk janë duke vijuar shkollë. Mbi 60 mijë punëtorë janë larguar gjatë këtij viti nga Kosova. Po humbim edhe mjekë”, tha tutje Abdixhiku.


