Lajme

Abdixhiku premton Kosovë me ekonomi të fortë: LDK-ja ka vizion të qartë

10/02/2024 19:45
nga:G C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka theksuar se partia e tij ka një vizion të qartë për zhvillimin e vendit, raporton GazetaBlic.

Ai shprehu shqetësim për humbjen e katër viteve të tjera të paefektshme dhe premtoi një Kosovë të fortë me një ekonomi të qëndrueshme, e cila do të jetë e hapur për investime dhe investitorë.

Abdixhiku theksoi se LDK është e angazhuar për të ndihmuar familjet kosovare dhe për të ndërtuar një republikë që ato e meritojnë.

Ai ftoi qytetarët të bashkohen në këtë vizion, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të kushteve ekonomike dhe sociale në vend.

E plotë: