Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, ditën e ka përmbyllur në një tubim në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.
Ai ka premtuar 1.5 miliard investime për kryeqytetin e Kosovës.
“Sonte foli lagjja ikonike e Kryeqytetit, ajo e Bregut të Diellit. Në shkollën ‘Ismail Qemali’ na pritën – si rrallë herë më parë – qindra qytetarë e banorë të kësaj lagje. Vendi ishte i vogël, prandaj do të shihemi së shpejti me gjithë Degën në një ngjarje të madhe”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se në këtë tubim kishte festë e plot energji.
“Dhe këtu u shpalosa 1.5 miliard investimet për qytetin tim, qytetin e tyre, Kryeqytetin tonë! E kam ditur gjtihnjë se Prishtina nuk na le vet. S’më le vet! Prishtina e kaltërt po flet! 124 është numri ynë! Faleminderit Bregu i Diellit! Bravo Alban, Sokol, Ema e Doruntina”, ka thënë Abdixhiku.