Lajme

Abdixhiku përkujton veprimtarët Latif Berisha dhe Agim Hajrizi në 27-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe

03/23/2026 11:16
nga:Genita C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar sot Latif Berishën dhe Agim Hajrizin  në 27-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku theksoi kontributin e Berishës në arsimin shqip dhe veprimtarinë politike, si dhe guximin dhe përkushtimin e Hajrizi në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve.

Ai u shpreh se veprat dhe idealet e tyre vazhdojnë të frymëzojnë Kosovën.