Lajme

Abdixhiku: Përgjatë katër viteve të shkuara, Kosova ka ngecur, familjet kosovare janë mashtruar – Me 9 shkurt ata flasin sërish

09/26/2024 20:33
nga:Sh R

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ditën e sotme ka vizituar fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, ku ka prezantuar idetë dhe pakot që LDK do t’i ofroj për familjet dhe fëmijët e Kosovës.

Abdixhiku thotë se përgjatë katër viteve të shkuara, Kosova ka ngecur dhe familjet kosovare janë mashtruar, por ai thekson se me 9 shkurt ata do flasin sërish.

“I prezantova idetë e pakot tona për familjen e fëmijët, për pagat, për shtetin dhe vet rrugëtimin tonë afatgjatë. Përgjatë katër viteve të shkuara, Kosova ka ngecur. Qytetarët tanë, familjet kosovare, janë mashtruar e lënë në mëshirë të çmimeve të larta, pagave të ulëta, pasigurisë e vet propagandës. Shpresa e premtuar u është vjedhur. Me 9 shkurt ata flasin sërish. Ndryshimi është i mundshëm; e LDK dhe unë do të bëjmë çmos që atë ta jetësojmë në plotni”, shkroi Abdixhiku.

Postimi i plotë: