Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e mikut të madh të shqiptarëve, ish-senatorit Robert Bob Dole.
Dole ndërroi jetë sot në mëngjes në moshën 98 vjecare. Abdixhiku thotë se me vdekjen e tij, SHBA ka humbur një patriot të vërtetë e Kosova ka humbur një mik të madh.
“Pusho në paqe Senator Bob Dole. SHBA humbi një patriot të vërtetë; Kosova humbi një mik të madh”, shkruan ai në rrjetin social Twitter.
Tutje Abdixhiku thotë se emri i Dole është gdhendur përjetësisht në themelet e shtetit tonë.
“Senatori Dole ishte një mbështetës i shquar i lëvizjes sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Emri i tij është gdhendur përjetësisht në themelet e shtetit tonë”, shtoi ai.