Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur në fillim të seancës plenare per sesionin vjeshtor.
Abdixhiku foli për çështjen e shumperfolur të hapjes së ‘Urës së Ibrit’
Ai tha se janë kundër përplasjeve me NATO-n.
‘Jam dhe jemi kunder perplasjes me NATO-n. Nato dhe Kosova janë bashkë, asnjëhere perballë. Perveç ‘Ures se Ibrit’ ka edhe nje urë në Badovc dhe aty ska asnjë pengesë që kjo urë të mos”perfundojë” tha Abdixhiku në fjalën e tij.
Ai tutje tha se po e nisin seancën e sotme me ndjenjën e thellë të izolimit kombëtar.
“Për kater vjet s’kemi asnjë njohje dhe asnjë antaresim dhe jemi nën masa” perfundoi ai raporton “Gazeta Blic”.