Lajme

Abdixhiku për mafinë energjetike: Për një vit detyruan Kosovën të blejë 1 miliard euro energji

12/16/2025 22:00
nga:G B

“Kosova për 5 vite i ka blerë 1 miliardë euro, duhet me thënë qartë ka një mafi energjetike, e cila për këto vite e ka detyru Kosovën me ble 1 miliard euro energji elektrike”, deklaroi kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku, në Debat Plus të Dukagjinit.

Sipas tij, muajin e kaluar ka rënë prodhimi i Kosovës dhe është rritë importi i Kosovës.

“Faji i Qeverisë është moskrijimi i kapaciteteve të reja për 6 vjet. Sepse përveç që i ke humbë 6 vite ke humbë edhe 4 vite të tjera për me maru kapacitet energjetik”, ka thënë ai.