Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë hyrjes në tubimin e mbajtur në Pejë, u pyet lidhur me gjuhën e VV-së dhe pengimin e gazetarëve në tubime.
Abdixhiku u përgjigj duke thënë se “jeni të mirëseardhur në festën e LDK-së, kjo është e rëndësishme.”
Kujtojmë se gjatë të shtunës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bëri thirrje Vetëvendosjes që “të ofrojë kushtet e nevojshme për të gjitha mediat e interesuara për të përcjellur tubimet elektorale të saj, dhe të mos i pengojë ato.”