Lajme

Abdixhiku për Konjufcën: Ku ishte Glauku kur LVV-ja bënte video-pamflete kundër nesh, shumë vonë…

12/16/2025 22:43
nga:G B

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka folur në “Debat Plus”, për intervistën e Glauk Konjufcës në “Pressing” të T7, të hënën.

Abdixhiku tha se nëse Konjufca ka pasur bindje që pamfletet për ish-partitë e opozitës gjoja”do e kthejnë Serbinë në Kosovë”, atëherë pse asnjëherë nuk është distancuar.

“Partia e tij nënkryetari i të cilës është Glauk Konjufca delë e thotë partitë e ish-opozitës, LDK-PDK-AAK, thonin donë me kthy Serbi me video pamflate. Pse nuk është distancu meqë paska bindja. Nëse ka pasur kësisoj bindjesh është dalur të dalë e të thotë nuk pajtohem me këtë konstatim”, ka thënë Abdixhiku.