Lumir Abdixhiku ka folur ndaj kërkesave për dorëheqjen e tij nga Imri Ahmeti dhe Gazmend Muhaxheri, duke thënë se nuk ka asnjë fjalë të keqe për ta, raporton GazetaBlic.
Ai deklaroi se i ka mbrojtur bashkëpartiakët e tij edhe në momentet kur, sipas tij, kanë bërë gabime që i kanë kushtuar LDK-së në vota.
Abdixhiku tha se ka “hyrë në zjarr” për Muhaxherin dhe shtoi se janë bërë edhe marrëveshje politike për fitimin e zgjedhjeve lokale, të cilat nuk kanë dashur t’i bëjnë publike.
“Unë s’kam fjalë të këqija për asnjërin prej tyre, i kam mbrojtë kur i kanë bë gafat më të mëdhaja, n’këtë studio kanë dalë kanë folë për Millosheviqin, e neve na ka kushtu në votë në Kosovë, por s’kam asnjë fjalë të keqe, kam hyrë në zjarrë për ta. Për zotin Muhaxheri natyrisht. Kanë bërë marrëveshje politike për me i fitu zgjedhjet në komuna, marrëveshje që nuk kanë dashtë as me i bë publike”, tha Abdixhiku në Rubikon.


