Lajme

Abdixhiku pas “Tubimit të Bashkimit”: Ne jemi gati, ejani dhe ju!

05/10/2026 19:53
nga:Genita C

Pas “Tubimit të Bashkimit”, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për bashkim dhe mobilizim qytetar, duke ftuar qytetarët e Kosovës t’i bashkohen rrugëtimit të ri, raporton GazetaBlic.

“Qytetarëve të Kosovës u shtrijmë ftesën për rrugëtimin që po nis sot. Të ecim bashkë,” tha Abdixhiku, duke theksuar se “Republika bëhet kur zgjohet vetëdija e një populli që vendos të mos presë më askënd tjetër për ta bërë vendin më të mirë.”

Ai shtoi se LDK është e gatshme për këtë rrugëtim dhe u bëri thirrje qytetarëve: “Ne jemi gati. Ejani dhe ju!”