Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas takimit të sotëm me presidenten, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Blic.
Abdixhiku thotë se me Osmanin, kanë zhvilluar një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.
Kryetari i LDK-së thekson se partia që ai drejton, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë.
Shkrimi i plotë i kryetarit të LDK-së:
Sot, në orët e pasdites, takova Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu. Zhvilluam një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.
Lidhja Demokratike e Kosovës, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë.
Presidentes i urova sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend.


