Lajme

Abdixhiku pas situatës së krijuar tek salla “1 tetori”- Ky s’është vaksinim, është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën

05/14/2021 09:43
nga:Y I

Që nga mëngjesi para sallës “1 tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi e madhe nga personat që po prisnin për të marrë vaksinën Anti Covid.

Për këtë arsye ka interevenuar edhe policia e Kosovës, derisa, për situatën e krijuar atje ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku në reagimin e tij në Facebook thotë se kjo është papërgjegjshmëri dhe se kjo është “akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën”

Reagimi i plotë:

Papërgjegjësi!
Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën.
Një Qeveri e tërë në gjumë!