Lajme

Abdixhiku pas rritjes së çmimeve: Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj, është vetëm spektatore!

3 vite më parë
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rritjes së çmimeve të produkteve raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku thotë se kjo rritje e çmimeve i vendosë kosovarët në krizën e papërballueshmërisë të përditshme.

Ai tutje thotë se përballë kësaj krize, Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj.

“Në kulmin e rritjes, ajo vazhdon të jetë vetëm spektatore. Vështron krizat barabartë me secilin qytetar. Asnjë masë fiskale, asnjë politikë qeveritare, asnjë pako zhvillimore e ndërmarrë deri më tash. Paaftësia qeverisëse kushton. Paaftësia e kësaj Qeverie kushton shumë” shkruan Abdixhiku në Facebook.

Reagimi i plotë: