Lajme

Abdixhiku pas Kaçanikut, Elez Hanit dhe Lipjanit e mbyll ditën me takim në Obiliq: Data 9 shkurt veçse ka nisur të shkruhet si festë

01/12/2025 22:25
nga:G B

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në ditën e tij të dytë të fushatës, pati tri tubime, në Kaçanik, Han të Elezit dhe Gadimes të Lipjanit. Si dhe një takim tjetër me qytetarë në Obiliq.

Nga të gjithë këto tubime Abdixhiku tha se data 9 shkurt veçse ka nisur të shkruhet si festë.

‘’LDK ka rigjetur bazën e vet në këtë qytet rë vogël jugor. Dhe them sot me bindje të plotë, se ndryshimi i madh po vjen tashmë. Ta kuptoni LDK ka popullin pas. Jemi ngritur në këmbë tashmë’’, ka thënë Abdixhiku.

Postimi i tij i plotë:

Takimin e fundit për sonte e mbajtëm në Lagjen e Hashanëve në Obiliq.

Tani, në këtë kohë, jemi në tubime edhe në lagje; në çdo anë. Dhe në çdo takim tonin, nuk ju nxisim në ndarje, përçarje e urrejtje për tjetrin; nuk ju ndajmë në patriotë e tradhëtarë, me ne apo me tjetein. Jemi të gjithë qytetarë të lirë të një Republike krenare! Jemi këtu, të ju flasim për të ardhmen e Republikës, për politikat shtetërore që përmirësojnë jetën e juaj.

Përtej mllefit e frustrimit, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim! Kërkon normalitet e zhvillim! Ndryshimi po vjen! Prandaj dhe paniku. Prandaj dhe frustrimi!

E ardhmja ëahtë e bukur!

9 shkurti po afrohet!

#LDK124