Lajme

Abdixhiku pas intervistimit të Pecit: ‘Paret e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi ligjin do të kthehen cent më cent’

05/27/2025 19:46
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas bastisjeve të fundit në Ministrinë e Bujqësisë dhe intervistimit të ministrit, Faton Peci.

Abdixhiku, thotë edhe në Kosovë sikurse në secilin vend tjetër në Evropë, do të del një ditë një prokuror a dy që kanë guxim e integritet të trajtojnë secilin akt korruptiv dhe secilën hajni.

Abdixhiku tha se kur vjen ai moment do të mburremi të gjithë me shtetin dhe arritjet tona.

“Edhe në Kosovë, sikurse në secilin vend tjetër në Evropë, do të del një ditë një prokuror a dy, djem e vajza të reja e të rinj, që kanë guxim e integritet të trajtojnë secilin akt korruptiv; secilën hajni.Edhe atë të pushtetarëve.Sidomos atë të pushtetarëve.Atë ditë do të mburremi të gjithë – me shtetin tonë, me arritjet tona; me integritetin e njerëzve që i shërbejnë popullit të tyre pa frikë. Atë ditë, piskamat e politikanëve që mbrojnë hajninë vetëm pse hajni është i tyre – atë që u bërtet me fakte mu para syve – atë ditë, këto piskama nuk do të kenë më asnjë vlerë” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.

‘Le të shpresojmë e besojmë, se pas aq shumë vitesh pritjeje, një guxim i tillë tashmë ka lindur. Dhe me të, ka lindur dhe një epokë e re e popullit tonë’

‘Në këtë epokë, një e vërtetë e pashmangshme do të qëndrojë gjithëherë – se paret e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent. Nga të gjithë’ përfundon reagimin Abdixhiku.

Reagimi i plotë: