Lajme

Abdixhiku: Pamjet e sotme sjellin dëshpërim!

07/16/2021 16:56
nga:M K

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas arrestimeve të sotme të anëtarëve të PSD-së.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Abdixhiku ka thënë se pamjet e sotme sjellin dëshpërim, përcjell GazetaBlic.

Tutje, ai ka shtuar se sot kishte dhunë ndaj kundërshtarëve politikë.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Sot kishte dhunë, dhunë policore ndaj kundërshtarëve politik. Pushteti që i ka krejt po sillet i vogël përballë kritikuesve politik.
Pamjet e sotme sjellin dëshpërim.
U jap të drejtë e mbështetje protestuesve të sotëm pa hezitim. Kritika e tyre është e drejtë. Bëhet kundër një plaçke publike – barrë e paarsyeshme për secilin qytetar në vend. Një kompanie tre punëtorëshe i jepet dhuratë 2 milionëshe nga pushteti që mirëmbanë avazin korruptiv.
Si Ministër i Infrastrukture kisha refuzuar të nënshkruaja një kontratë të tillë. Sepse ishte shpërdorim i panevojshëm i parasë publike. E ftoj prokurorinë – që të ndërpresë misionet me direktiva politike para zgjedhjeve lokale – se s’i bëjnë punë; e të hetojnë këtë shpërdorim 2 milionësh që ju ndodhë para syshë. Mos keni frikë nga asnjë pushtet.

/GazetaBlic/