Lajme

Abdixhiku: Të dielën do të jemi në Cyrih të Zvicrës, ejani, Kosova na do bashkë!

05/20/2026 12:55
nga:Y I

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se të dielën e kësaj jave, do të jetë në Cyrih të Zvicrës.

Abdixhiku, ka shtuar se tubimi do të fillojë nga ora 14:00.

Ai ka ftuar të gjithë të marrin pjesë duke theksuar se ‘Kosova na do bashkë’ raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Bashkëatdhetarë,

Këtë të diel, nga ora 14:00, jemi në Cyrih të Zvicrës, në një ndër tubimet më të mëdha elektorale të këtij rrugëtimi.

Ejani. Ju presim!

Kosova na do bashkë!