Lajme

Abdixhiku: Një shoqëri që beson në Zot, është shoqëri që ka prosperitet

06/16/2024 11:35
nga:Lorik J

Në mesin e shumë personaliteteve, sot me rastin e Kurban Bajramit, Bashkësinë Islame e vizitoi edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Në urimin e tij, Abdixhiku tha se kjo festë kujton vlerat më të larta njerëzore.

“Sakrificën ndaj krijuesit, solidaritetin ndaj njerëzve edhe mirësinë ndaj njëri-tjetrin”, tha ai.

“Një shoqëri që beson në zot, që përkujdeset për familjen, edhe që përkujdeset për njëri-tjetrin, për atdheun për vendin, është shoqëri që ka prosperitet”, theksoi i pari i LDK-së në urimin e tij para mediave.