Lajme

Abdixhiku: Një çerek shekulli pas Betejës së Loxhës, përuruam shtatoret e Tahir Zemajt e Rrustem Bruçit

1 vitë më parë
nga:Gazeta Blic

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka marrë pjesë në përurimin e shtatores së Tahir Zemjat e Rrustem Bruçit, raporton Gazeta Blic.

“Një çerek shekulli pas Betejës së Loxhës, përuruam shtatoret e heronjve të kombit, ato të Kolonel Tahir Zemajt e Rrustem Bruçit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

U kthyen në të bronztë. Një çerek shekulli pas Betejës së Loxhës, përuruam shtatoret e heronjve të kombit, ato të Kolonel Tahir Zemajt e Rrustem Bruçit.

Shtatoret e tyre, të vendosura nga sot në qytetin e Pejës, shërbejnë jo vetëm për t’i nderuar këta heronj; por dhe për të na kujtuar neve të gjallëve dhe gjithë brezave që vijnë, se sa e shtrenjtë dhe sa e shenjtë ishte përpjekja jonë për liri, pavarësi e demokraci.

Lavdi heronjve të Betejës së Loxhës!
Lavdi dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!