Lajme

Abdixhiku ngushëllon për humbjen e Bajram Qerkinit: Trashëgimia e tij do të mbetet në histori

02/24/2025 11:58
nga:Genita C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit, kryetarit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku e vlerësoi Qerkinin si një veprimtar të madh që, për vite të tëra, kërkoi drejtësi për personat e zhdukur nga lufta në Kosovë.

Ai theksoi se Qerkini shndërroi dhimbjen e tij për djalin e zhdukur në një kauzë të fuqishme, duke u bërë zëri i shumë familjeve të tjera.

“Trashëgimia e tij për drejtësi do të mbetet në histori,” përfundoi Abdixhiku.