Lajme

Abdixhiku ngushëllon familjen Veseli

07/07/2021 15:14
nga:N M

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të babait të ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Telegram ngushëllim i plotë:

“E nderuar familje Veseli,
Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prindit tuaj, Fazli Veseli.
Ndajmë dhe bashkëndiejmë dhimbjen tuaj.
Fazli Veseli i takon një gjenerate baballarësh që rritën dhe edukuan fëmijët e tyre në kohë dhe rrethana shumë të vështira, duke i rritur me idealin për t’i shërbyer vendit deri në arritjen e lirisë.
Në kohë dhe momente të vështira për famljen Veseli, vdekja e kryeplakut Haxhi Fazli Veseli është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe të afërmit e tyre.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën Fazli Veselin.”

Osmani pas miratimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë: Eshtë koha t’i bindim shtetet e tjera të miratojnë rezoluta të tilla edhe për Kosovën