Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur madhështor tubimin në qytetin e Oltenit në Zvicër, ku thotë se u prit nga bashkatdhetarë që kishin energji të flaktë, raporton Gazeta Blic.
Abdixhiku ka shkruar në Facebook se LDK-ja, si bartëse e së djathtës, po i bashkon shqiptarët brenda vendit e në mërgatë, në rrugëtimin e ri historik që i duhet Republikës së Kosovës.
Ai ka shtuar se ndryshimi po vjen.
Postimi i tij i plotë:
Ishte vërtetë madhështore!
Turneu i Ndryshimit këtë të diel u mbajt në qytetin e Oltenit, në Zvicër. Aty u pritëm nga bashkatdhetarët tanë, që në gjithë energjinë e flaktë që kishin, na mbushën zemrat plot!
Ndryshimi po vjen!
LDK-ja, si bartëse e së djathtës, po i bashkon shqiptarët brenda vendit e në mërgatë, në rrugëtimin e ri historik që i duhet Republikës së Kosovës! Larg popullizmit, larg propagandës, larg izolimit e larg përçarjes! Mërgata jonë po flet qartë. Dhe në tubim, dhe në angazhim, dhe në kryengritjen e djathtë të madhe!
Ky momentum politik, kjo kryengritje e djathtë në çdo anë, ka shndërruar lidhjen tonë në një lëvizje të gjërë kombëtare – siç ishte LDK-ja një herë, siç do të duhej të ishte përherë. Këtë LDK, tuajën, të popullit, të Kosovës, mbrojeni lartnojeni, forcojeni. Është e juaja!
Republika është vet ëndrra jonë!
Ndryshimi, është misioni jonë!
Bëhuni ndryshimi mërgatë!


