Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka shprehur entuziazmin e tij pas një takimi në Kodrën e Trimave, Prishtinë, ku ka vlerësuar angazhimin e madh të Degës së Parë të LDK-së, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se fushata e LDK-së është më e fuqishme se kurrë, duke shtuar se Prishtina po rikthehet në bastion të partisë.
Abdixhiku premtoi një investim prej 1.5 miliardë eurosh për Kryeqytetin, duke theksuar se ky është angazhimi i LDK-së për zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.
E plotë:
Kodra e Trimave! Prishtinë! 🔵⚪️
Kam parë çfarë kam parë – askund sikur sonte!
Vranjevci foli!
S’do të kishte kuptim fushata jonë pa Degën e Parë në këmbë! Por kështu, kaq zjarrtë, kemi kohë pa e parë!
Prishtina, po rikthehet në bastion të LDK-së!
1.5 miliard euro për Kryeqytetin! Ky është zotimi ynë!