Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar serinë e tubimeve masive, duke mbledhur mijëra simpatizantë edhe në Ferizaj, pas atij në Pejë.
Gjatë fjalimit, Abdixhiku shpalosi një prej projekteve më ambicioze të planit qeverisës: ndërtimin e një centrali modern me gaz në Ferizaj, me një vlerë investimi prej 500 milionë eurosh.
“Për Ferizajin, kemi lajmin e mirë. Në Qeverinë tonë, kemi plan për central të pastër me Gaz, dhe ky central do të ndërtohet këtu në Ferizaj. 500 milion euro investime për stabilitet energjetik për 50 vitet e ardhshme, këtu, në qytetin tuaj, në Ferizajin tonë.” – tha Abdixhiku.
Po ashtu ai ka përmendur edhe zotimin për 80 milionë euro investime, për të rikthyer në jetë këtë zonë turistike.