Lajme

Abdixhiku nga salla e mbushur në Baran të Pejës: Është vetëm lugu i Baranit, në Karagaç do të ketë tërmet të djathtë

01/17/2025 21:51
nga:Sh R

Lugu i Baranit u shndërrua në qendër të përkrahjes masive për Lidhjen Demokratike të Kosovës në Pejë.

LDK-ja, nën drejtimin e kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku, zhvilloi një tubim plot entuziazëm, ndërsa përmes një postimi në Facebook dërgoi sinjale të forta mobilizimi dhe optimizmi për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Postimi i plotë:

“Nuk është tubimi qendror në Pejë!

Është vetëm LUGU I BARANIT!

E kuptoni tani kur themi se LDK dhe populli janë bërë tashmë një? Si dikur, sikurse tani!

Këtë LDK e keni kërkuar tash e sa kohë. Këtë LDK e keni tashmë. Prandaj duajeni atë, mbrojeni atë, lartnojeni atë, sepse është e juaja tani!
Emocione të jashtëzakonshme! Ringritje e qartë! Fitore e pastërt! Dukagjinçe sot kërkova të flisnit, dukagjinçe u tha: ndryshimi po vjen!
Karagaç bëhu gati për 24 janar!

Do të ketë tërmet të djathtë!” – ka shkruar Abdixhiku.