Lajme

Abdixhiku nga Podujeva: Ne Llap, me Dokun tonë, për kryetar të ri – më 12 tetor LDK fiton bastionin e saj

10/09/2025 20:02
nga:G B

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin në Podujevë, teksa ka thënë se Ekrem Hyseni do të jetë kryetari i ri i kësaj komune, raporton Gazeta Blic.

“Me 12 tetor nisë fundi i arrogancës; nisë fundi i propagandës; nisë fundi i mashtrimit! Dhe kur të mbyllen kutitë e votimit, kur të numërohet çdo fletë, kur të dëgjohet çdo votë, një e vërtetë do të dalë e qartë: LDK ka fituar sërish në bastionin e saj!�Podujeva është kthyer në shtëpi!�Llapi është ngritur në këmbë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Ne Llap, me Dokun tonë, Ekrem Hysenin, per kryetar të ri të Podujevës.

Sot, prej këtij qyteti, nisë sërish një thirrje e madhe. Thirrja e Llapit për Kosovën. Thirrja e ndershmërisë ndaj mashtrimit, e punës ndaj propagandës, e vlerës ndaj arrogancës.

Me 12 tetor nisë fundi i arrogancës; nisë fundi i propagandës; nisë fundi i mashtrimit!

Dhe kur të mbyllen kutitë e votimit, kur të numërohet çdo fletë, kur të dëgjohet çdo votë, një e vërtetë do të dalë e qartë:

LDK ka fituar sërish në bastionin e saj!�Podujeva është kthyer në shtëpi!�Llapi është ngritur në këmbë!