Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë pamje nga tubimi në Obiliq.
Abdixhiku para të pranishmëve ka thënë se ‘nuk ka Kosovë të partive dhe Kosovë të indivedëve’
“Ka një Kosovë dhe një Kosovë të vetme, ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një adresë dhe një adresë të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm.
Republika jonë është vet ëndrra jonë!Ndryshimi i sotëm është misioni ynë” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sot nuk qëndroj para jush as për të nxitur urrejtje për tjetrin. Të ju ndajë në tradhtar e patriot; me mua apo me Serbinë. Nuk ka Kosovë të partive.
Nuk ka Kosovë të individëve.
Ka një Kosovë dhe një Kosovë të vetme, ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një adresë dhe një adresë të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm.
Republika jonë është vet ëndrra jonë!
Ndryshimi i sotëm është misioni ynë!