Lajme

Abdixhiku nga Llapi: Kënaqësi të shoh kërkesën e qartë të njerëzve tanë për të vazhduar në rrugëtimin e përcaktuar të Lidhjes

2 ditë më parë
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sonte në Llap mes mbështetësve të këtij subjekti politik.

Abdixhiku tha se ishte kënaqësi të shoh kërkesën e qartë dhe këmbëngulëse të njerëzve për të vazhduar me plot insistim në rrugëtimin e përcaktuar të Lidhjes.

“Kur zëri qytetar përputhet me angazhimin politik, ndihemi të plotësuar. Ky zë do të dëgjohet” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.

‘Le të jetë ky dhe fillimi i Turneut të Falenderimit për të gjithë 171 mijë – dhe jo vetëm – mbështetësit tanë’ shkruan kryetari i LDK-së.

Postimi i plotë:

Sonte, pas iftari, qëndrova në Llap, mes njerëzve zemërhapur të kësaj ane. Plot mikëpritje, e përplot biseda të çastit me ata që u takuam sonte në një mbrëmje të zakonshme llapjane.

Mes njerëzve të Kosovës, aty ku buron dhe qëllimi politik. Mes mbështetësve tanë e jo vetëm, ku ndërtohet rrugëtimi ynë. Sa kënaqësi të shoh kërkesën e qartë dhe këmbëngulëse të njerëzve tanë për të vazhduar me plot insistim në rrugëtimin e përcaktuar të Lidhjes sonë. Kur zëri qytetar përputhet me angazhimin politik, ndihemi të plotësuar.

Ky zë do të dëgjohet!

Le të jetë ky dhe fillimi i Turneut të Falenderimit për të gjithë 171 mijë – dhe jo vetëm – mbështetësit tanë. Do të jem në gjithë Kosovën për të ju falenderuar sa më shumë; e për të lidhë fort e ngushtë secilin hap tonin!