Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, shprehu falënderime dhe emocion pas tubimit të mbajtur në Lipjan, duke e cilësuar atë si një moment të paharrueshëm, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se kjo ngjarje do të mbetet si një rikujtim i një fitorje të madhe për LDK-në dhe për Kosovën.
Abdixhiku theksoi besimin e tij se bashkë me qytetarët, ata do të krijojnë një të ardhme të bukur për vendin dhe se e ardhmja është plot shpresë për një Kosovë të normalizuar.
E plotë:
Disa momente nuk përshkruhen; thjesht përjetohen. Lipjani na dha një moment të tillë.
Do ta shikojmë pastaj këtë ditë e tubim, si rikujtim i një vule të fitores së madhe. Sepse kryengritja e djathtë kombëtare është në hovin më të madh të saj!
Imri, kampion, faleminderit!
I lumtur – çfarë kemi arritur. I ngazëllyer – çfarë na pret. Republika e Kosovës ka një të ardhme të bukur përpara. Prandaj, s’dua as të mbes në moçalin e pështymave, e s’kam fjalë urrejtëse për kundërshtarë. Jam këtu të them se po, unë dhe ju, ne të gjithë bashkë, kemi me ia dalë në bërjen e këtij vendi normal!
Ju faleminderit Lipjan!
Imri dhe kandidatët tanë, Lulzim, Anila, Shkëlzen, Rasim e Ardian, suksese!


