Lajme

Abdixhiku nga hapja e galerisë në Pejë: Kulturën tonë të punës do ta sjellim edhe me investimet 100 milionëshe në projekte kombëtare

01/17/2025 14:57
nga:Y I

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në hapjen e Galerisë së renovuar të Arteve, ku përmendi investimet e mëdha që do të bëhen në fushën e kulturës nën qeverisjen e tij.

Në pjesëmarrje të ekspozitës së fotografive “Keep Calm and Smile” nga Korab Basha, Abdixhiku tha se u frymëzua “nga fotografitë që lartësojnë Ushtrinë e Kosovës, dhe nga puna fantastike që po bëhet në këtë komunë.”

Abdixhiku u zotua për investimesh multi-milionëshe që synojnë përparimin e kulturës në nivel kombëtar.

“Ajo që e dallon secilën komunë ku qeveris LDK-ja është kultura e punës. Prandaj, me qeverinë tonë, këtë kulturë të punës do ta sjellim edhe në nivel qendror, edhe në fushën e rëndësishme të kulturës, me investime multi-milionëshe në projekte serioze kombëtare si:- Ndërtimi i Teatrit të Operas dhe Baletit Dr. Ibrahim Rugova, Teatrit të Ri Kombëtar të Kosovës, dhe Muzeut Bashkëkohor;- Themelimi dhe ndërtimi i Muzeut të Paqes dhe Rezistencës;- Adoptimi i 10 Qendrave Multifunksionale në 10 qytete të Kosovës;” – tha ai mes tjerash.