Lajme

Abdixhiku nga Dragashi: Koha jonë ka ardhë, krejt Kosova LDK

01/20/2025 20:29
nga:G C

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim elektoral në Dragash, ku theksoi pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të qytetarëve dhe entuziazmin e madh që shprehnin ata, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku nënvizoi se Dragashi është bashkuar me rreshtin e qyteteve që po i qëndrojnë besnikë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai theksoi se mbështetja popullore po rritet gjithnjë e më shumë dhe se kjo i jep forcë dhe vendosmëri të paepur për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Abdixhiku e konsideroi këtë mbështetje si një shenjë të qartë të ndryshimit të pashmangshëm dhe të fitores së LDK-së, duke shtuar se koha e ndryshimeve ka ardhur dhe se, me këtë angazhim, Kosova do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar.