Lajme

Abdixhiku nga Bregu i Diellit: Madhështore, kryeqyteti frymon kaltër – është me LDK-në dhe Përparim Ramën

09/21/2025 22:27
nga:G B

Kryetari i LDK-së bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, kanë mbajtur takim me qytetarë në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka quajtur madhështor takimin, teksa ka thënë se kryeqyteti frymon kaltër dhe se është me LDK-në e Përparim Ramën.

“Faleminderit Degës së Tretë për organizim. Faleminderit gjithë qytetarëve për mbështetjen e madhe. Vazhdojmë edhe katër”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i tij i plotë:

Bregu i Diellit sonte!

Madhështore!

Kryeqyteti frymon kaltër.​

Kryeqyteti është me LDK-në.​

Kryeqyteti është me Përparim Ramën.

Faleminderit Degës së Tretë për organizim. Faleminderit gjithë qytetarëve për mbështetjen e madhe. Vazhdojmë edhe katër.