Kandidati për deputet nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në Banjë të Istogut ishte sot tërmet elektoral, ku salla ishte plot, korridoret plot e zemrat plot.
“Mbështetje e zjarrtë e kësaj ane që na mbushi me krenari e me shpresë për të ardhmen! Banja e rreshtuar fuqishëm prapa vizionit të LDK-së për Kosovën përparimtare! U fola për angazhimin tonë për zhvillimin e Istogut dhe të gjithë Kosovës. Projektet tona për mbështetjen e bujqësisë, zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës janë të qarta dhe të realizueshme”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Banjë e Istogut!
Tërmet elektoral! E paparë!
Salla plot, korridoret plot, zemrat plot!
Ilir, të lumtë! Të lumtë për këtë frymë.
Mbështetje e zjarrtë e kësaj ane që na mbushi me krenari e me shpresë për të ardhmen!
Banja e rreshtuar fuqishëm prapa vizionit të LDK-së për Kosovën përparimtare! U fola për angazhimin tonë për zhvillimin e Istogut dhe të gjithë Kosovës. Projektet tona për mbështetjen e bujqësisë, zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës janë të qarta dhe të realizueshme.
Fryma e fuqishme që po na shoqëron kudo është thirrje e qartë popullore për ndryshim, dhe garanci se më 9 shkurt do ta festojmë fitoren e madhe.
Falemnderit Ilir për organizimin, suksese kandidatëve tonë nga kjo anë Shkemb Manaj, Serbeze Kabashi Muçaj, Besim Mulaj, Lisa Rugova.
Bashkë do të bëhemi ndryshimi!