Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një video pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku u zyrtarizua kandidatura e Vjosa Osmanit për Presidente e bartëse e listës nga LDK-ja dhe ajo e Abdixhikut për Kryeministër.
Ai tha se bashkë me Osmanin vendosën që ta kapërcejnë veten e të bashkohen për t’i dhënë vendit një kapitull të ri të bashkëpunimit.
“Ka kohë që kam folur për këtë bashkim dhe kemi punuar fort për këtë bashkim sepse në politikë sikurse në jetë ka momente kur populli nuk kërkon shumë, kërkon vetëm një arsye për të besuar përsëri. Një shenjë që njerëzit që e duan këtë vend dinë ta kapërcejnë veten, të bëhen bashkë dhe ta vendosin Kosovën mbi çdo gjë tjetër. Vjosa dhe unë kemi vendosur që ta bëjmë pikërisht këtë. Të bashkohemi. T’i japim vendit një kapitull tjetër”.
Abdixhiku njoftoi se nesër së bashku me Osmanin në ora 18:00 në AMC Hall i presin të gjithë në tubimin e madh të bashkimit.
“U bemë bashkë.Nesër, Vjosa dhe unë, ju presim, nga ora 18:00 në AMC Hall, në tubimin e madh të bashkimit. Ejani. Le ta nisim bashkë këtë rrugëtim të madh për vendin” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


