Lajme

Abdixhiku nesër do të votojë në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

02/08/2025 10:54
nga:Sh R

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nesër do të votojë në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, nga ora 09:00

Në një njoftim të lëshuar nga LDK-ja thuhet se nesër gjatë tërë ditës LDK-ja do të mbajë konferenca për media.

Ndër tjera, mediat falënderohen për mbështetjen e fushatës.

“Duke ju falënderuar të gjitha mediat që na keni përcjellë gjatë gjithë këtij muaji dhe drejtë e pastër keni transmetuar mesazhet tona te qytetarët, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për profesionalizmin tuaj gjatë kësaj fushate. Raportimi i saktë, i paanshëm dhe i përgjegjshëm është jetik për një demokraci të shëndetshme në vendin tonë, dhe ju keni treguar një përkushtim të madh në këtë drejtim. Prandaj faleminderit!”.