Lajme

Abdixhiku në VOA, falenderon ekipin e shërbimit shqip për kontributin e dhënë në vitet më të rënda për Kosovën

11/18/2022 20:51
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po vazhdon vizitën në Washington, raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një intervistë për “Zërin e Amerikës” ku është pritur nga Elez Biberaj, Drejtor i Divizionit për Euro-Azi brenda VOA.

“Vizita në Washington do të ishte e paplotë pa takim me njërën prej dritareve me të rëndësishme të informimit shqip, në ‘Zërin e Amerikës’. Aty, para intervistës, u prita nga Dr. Elez Biberaj, dikur zë që prindërit tanë e prisnim me plot kurreshtje, tani Drejtor i Divizionit për Euro-Azi brenda VOA”

Tutje Abdixhiku ka falenderuar ekipin e shërbimit shqip për gjithë kontributin e dhënë në vitet më të rënda për popullin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Vizita në Washington do të ishte e paplotë pa takim me njërën prej dritareve me të rëndësishme të informimit shqip, në ‘Zërin e Amerikës’. Aty, para intervistës, u prita nga Dr. Elez Biberaj, dikur zë që prindërit tanë e prisnim me plot kurreshtje, tani Drejtor i Divizionit për Euro-Azi brenda VOA.

Ekipin e shërbimit shqip e falënderova për gjithë kontributin e dhënë në vitet më të rënda për popullin e Kosovës. Kontributi i tyre vazhdon të jetë jetik edhe sot në përpjekjen e vazhdueshme për demokratizim të shoqërisë sonë.