Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nisi serinë e takimeve në fshatin Turjakë të Malishevës, ku u prit me entuziazëm dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga banorët, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se këtë të dielë shtroi ftesën për tubimin madhështor të 11 janarit dhe njoftoi se kjo ringritje kombëtare do të kulmojë me festën e 9 shkurtit.
Abdixhiku falënderoi qytetarët për interesimin dhe mbështetjen, duke theksuar se momentum-i i mirë dhe pritjet pozitive janë dëshmi e forcës në rritje të LDK-së.
E plotë:
Këtë të diel nisëm takimet në fshatin Turjakë të Malishevës. Mes interesimit të madh e mbështetjes plot entuziazëm – për ta thënë drejtë ndenjë e munguar në shumë vite – shtrova ftesën për 11 janar dhe tubimin e madh hapës nacional!
Momentum i mirë, pritje e jashtëzakonshme edhe në vende kur Lidhja kishte vështirësi. Pa dyshim, ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marr hov.
Kulmon me 11 janar e shpërthen si festë më 9 shkurt!
Vazhdojmë sonte në takime tjera nëpër Kosovë!
Ju faleminderit për interesimin.
Ju faleminderit për pritjen.
Ju faleminderit për mbështetjen! ✌️