Lajme

Abdixhiku në Smirë: Energji dhe frymë e fuqishme për rrugën e re të Kosovës

01/05/2025 22:29
nga:G C

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, mbylli ditën me një takim të vonshëm në fshatin Smirë të Vitisë, ku së bashku me Sokolin takuan banorët e këtij fshati, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku theksoi se në çdo takim të zhvilluar, energjia dhe fryma për të ecur përpara ishin të njëjta.

Ai falënderoi sinqerisht qytetarët për mbështetjen dhe angazhimin e tyre, duke theksuar se ky është një moment jetik për Republikën e Kosovës.

E plotë:

Mbrëmjen e mbyllëm me takim të vonshëm në fshatin Smirë. Aty me Sokolin, takuam banorë të këtij fshati të Vitisë.

Edhe këtu, si në çdo takim tjetër sot, gjetëm të njëjtën energji, të njëjtën frymë, të njëjtën shtytje për rrugën përpara!

Ju faleminderit nga zemra, që po i jepni shpirtë lidhjes sonë të madhe në këtë momentum jetik për Republikën! ✌️