Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë një vizite në lagjen Bllacali të qytetit të Shtimes, u ndal te familja Ramadani, ku u prit nga qytetarët e kësaj lagjeje, raporton GazetaBlic.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e takimeve personale me qytetarët dhe përshëndeti mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë turit në lagje dhe fshatra të ndryshme të Kosovës.
Ai theksoi se LDK është e bashkuar dhe e fortë, duke e shfrytëzuar momentum-in e mirë për të shpërndarë mesazhin e djathtë në çdo cep të vendit.
E plotë:
Rrugës për në tubime e takime, u ndalëm në lagjen Bllacali të qytetit të Shtimes. Aty, tek familja Ramadani, ishin mbledhur e po na prisnin qytetarë të kësaj lagjeje.
Asgjë si takimet me familjet kosovare!
Sy më sy, fjalë më fjalë, në çdo anë të Kosovës për të shpërndarë kushtrimin e djathtë.
Edhe këtu i falënderova për mbështetje. Kemi zbritur në lagje, fshatra, në secilën anë. Jemi bashkë, jemi të fortë, jemi në këmbë në këtë momentum të mirë!