Zhvillimi ekonomik është shtylla e vizionit të LDK-së, ka thënë Lumir Abdixhiku gjatë tubimit të tij në Pejë.
Gjatë fjalimit, kandidati për Kryeministër tha se në 4 vitet e ardhshme, parasheh 5 miliardë euro investime kapitale dhe rritje ekonomike prej 5%.
“Zhvillimi ekonomik është shtylla tjetër e vizionit tonë. Në katër vite, parashohim pesë miliardë euro investime kapitale dhe rritje ekonomike prej pesë për qind. Këto nuk janë shifra në letër; janë rrugë, ujësjellës, shkolla, spitale, zona industriale dhe vende pune. Do t’i përfundojmë magjistralet për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë dhe do ta lidhim Pejën siç e meriton”, ka deklaruar Abdixhiku.
Tutje ai tha se në qeverisjen e LDK-së shteti do të jetë pranë qytetarit që nga lindja.


