Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimin me qytetarë në Podujevë.
Abdixhiku në shkrimin e tij pas takimit ka thenë se ishte një emocion i papërshkrueshëm në vet zemrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Emocion i papërshkrueshëm në Podujevën fisnike, në vet zemrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Turneu i Ndryshimit e vazhdoi rrugëtimin drejt ëndrrës së madhe për Kosovën që na bashkon! Faleminderit doktorit, Ekrem Hyseni, kryetarit të degës tonë atje dhe secilit prej jush për gjithë këtë entuziazëm e motivim që na dhanë sonte në Llap” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Ai tutje thotë se ‘momentumi i Lidhjes është i pamohueshëm dhe i padiskutueshëm’
“Podujevë, energjia juaj është zemra e Lidhjes sonë. Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndryshimin e madh sepse të ardhmen nuk po e imagjinojmë më – atë po e ndërtojmë në ditë si kjo” shkruan Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Emocion i papërshkrueshëm në Podujevën fisnike, në vet zemrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Turneu i Ndryshimit e vazhdoi rrugëtimin drejt ëndrrës së madhe për Kosovën që na bashkon! Faleminderit doktorit, Ekrem Hyseni, kryetarit të degës tonë atje dhe secilit prej jush për gjithë këtë entuziazëm e motivim që na dhanë sonte në Llap.
Prapa dorështrëngimeve të shumta, buzëqeshjeve plot shpresë, dhe thirrjeve tuaja të njëzëshme shkëlqen dëshira e zjarrtë për ndryshimin e madh që do ta sjellim bashkë. Sepse Podujeva nuk e pret ndryshimin të vijë – ajo don ta udhëheqë atë!
Nga Prishtina në Viti, nga Peja në Shtime, e sonte këtu në Podujevë – momentumi i Lidhjes është i pamohueshëm! Është i padiskutueshëm! Sepse këtu ne po qëndrojmë si një, të bashkuar rreth një vizioni unik: atij për Kosovën ku familjet kanë mirëqenie, ku rinia i realizon ëndrrat dhe potencialin e plotë, dhe ku secili komunitet jeton me krenari. Sepse ky turne nuk përbëhet vetëm nga tubime të zakonshme politike – por është tashmë një lëvizje në rritje! Një Lidhje plot shpresë, krenari dhe vendosmëri, e ngjizur nga ëndrrat dhe idealet e qytetarëve tanë të mrekullueshëm që duan dhe meritojnë ndryshim!
Podujevë, energjia juaj është zemra e Lidhjes sonë. Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndryshimin e madh sepse të ardhmen nuk po e imagjinojmë më – atë po e ndërtojmë në ditë si kjo!
Me 9 shkurt, le të bashkohemi edhe një herë si kurrë më parë për Kosovën që duam. Me 9 shkurt – BËHU NDRYSHIMI!