Lajme

Abdixhiku në Malishevë: Me udhëheqjen e duhur, ne mund të krijojmë vende pune, për të mbajtur familjet e bashkuara!

10/04/2024 21:50
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vizitat në familje i ka vazhduar në fshatrat Astrazup dhe Ngucat në Malishevës.

Abdixhiku në shkrimin e tij thotë se ‘përballja me çmime, mungesa e gjërave bazike – madje dhe vet rrymës e historitë e të rinjve që largohen nga Kosova ishin krejt të zakonshme’

“Ky nuk duhet të jetë realiteti ynë sot. Me udhëheqjen e duhur, ne mund të krijojmë vende pune, të përmirësojmë arsimin dhe të ofrojmë paga të dinjitetshme për të mbajtur familjet tona të bashkuara. Prandaj, le ta ndërtojmë një Kosovë të jetueshme për qytetarët tanë! Një Kosovë që merret me brengat e tyre në secilin hap” shkruan Abdixhiku raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: