Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatin Kotradiq.
Abdixhiku, përmes një postimi në facebook bëri të ditur se kanë zbuluar pllakën përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131, të UÇK-së.
Tutje tha se nderuan edhe familjen Sefaj për kontributin e dhënë në luftën për liri.
“Pas Strellcit, vazhduam në fshatin Kotradiq, ku zbuluam pllakën përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131, të UÇK-së. Nderuam familjen Sefaj për kontributin e dhënë në luftën për liri.
Vazhduam në Baran, ku vumë lule te pllaka përkujtimore e ish Kazermës së Brigadës 131.
Po vazhdojmë në Klinë, Has, Rahovec e Suharekë, në takime tjera me qytetarë!”, ka shkruar Abdixhiku.