Lajme

Abdixhiku: Në këtë momente Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj

06/07/2023 14:38
nga:N M

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, raporton Gazeta Blic

Sipas një njoftimi për media thuhet se në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e tensionuar në veri të vendit.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Abbott për qëndrimin e LDK-së për tensionet në veri si dhe nevojën që në momente të tensioneve e provokimeve nga Serbia, ecja e përbashkët me aleat për të përballuar një krizë është domosdoshmëri. Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj; përplasja me ta është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata”, thuhet dnër të tjera.

Çka nëse Kosova nuk i plotëson kërkesat e SHBA dhe BE? – Kështu përgjigjet Escobar