Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e ardhmja është digjitale.
Abdixhiku tha se sot në DeepSpace Prishtinë folën për teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe për një të vërtetë të thjeshtë, teknologjia është dritarja jonë e kohës.
“Përmes saj, Kosova mund ta bëjë kapërcimin e madh dhe ta zërë hapin me Evropën, edhe pse na thonë se jemi 80 vite mbrapa.Në botën digjitale koha nuk ecë ngadalë; përshpejton. Një brez i vendosur mund ta ndryshojë një vend” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
‘Ne kemi plan të qartë: Ministrinë e Digjitalizimit dhe trajnimin e 40 mijë të rinjve në ICT. Për vende pune të reja, ekonomi të re dhe një shtet që funksionon në botën digjitale’ shkruan Abdixhiku.
Postimi i plotë:
E ardhmja është digjitale!
Sot në DeepSpace Prishtinë folëm për teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe për një të vërtetë të thjeshtë: teknologjia është dritarja jonë e kohës. Përmes saj, Kosova mund ta bëjë kapërcimin e madh dhe ta zërë hapin me Evropën, edhe pse na thonë se jemi 80 vite mbrapa.
Në botën digjitale koha nuk ecë ngadalë; përshpejton. Një brez i vendosur mund ta ndryshojë një vend.
Jemi popull i ri.
Kemi dije të reja.
Kjo është përparësia jonë e madhe.
Ne kemi plan të qartë: Ministrinë e Digjitalizimit dhe trajnimin e 40 mijë të rinjve në ICT. Për vende pune të reja, ekonomi të re dhe një shtet që funksionon në botën digjitale.
E ardhmja është e bukur.


