Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim në Kamenicë, të cilin e ka quajtur të jashtëzakonshëm, plot entuziazëm dhe përkushtim, ku qytetarët treguan se janë gati për një të ardhme më të mirë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se Kamenica sonte e dëshmoi se Lidhja është e fortë, dhe se ndryshimi është afër!
Abdixhiku ka shtuar se si kudo në Kosovë, “ne ndjejmë pasojat e një qeverisjeje që ka dështuar t’i japë njerëzve mundësitë dhe mbështetjen që u takon.”
Postimi i tij i plotë:
KAMENICË!
Edhe një tubim i jashtëzakonshëm, plot entuziazëm dhe përkushtim, ku qytetarët treguan se janë gati për një të ardhme më të mirë. Kamenica sonte, pas një kohe të gjatë, e dëshmoi se Lidhja është e fortë, dhe se ndryshimi është afër!
Tubimet tona të para, në qytete më të vogla, janë shenjë e qartë se populli i Kosovës i është rikthyer Lidhjes Demokratike, shtëpisë së tyre!
Por sot, edhe këtu, si kudo në Kosovë, ne ndjejmë pasojat e një qeverisjeje që ka dështuar t’i japë njerëzve mundësitë dhe mbështetjen që u takon.
Dhe këtë qeverisje, ju qytetarë të Kamenicës, e keni patur në dy nivele. Pra edhe në atë qëndror edhe në atë lokal. Dhe me gjithë fuqinë politike që ua keni dhënë, me gjithçka, në cdo pushtet, në cdo mjet, në cdo mundësi, Kamenica juaj vazhdon të jetë vendi me zvogëlimin më të madh të popullsisë në gjithë Kosovën. Kamenica vazhdon të jetë vendi me migrimin më të madh në gjithë Kosovën.
Ju kanë lënë vet, pasi ua kanë marrë krejt.
Tani të rinjtë e Kamenicës po e lënë vendin krejt!
Është koha t’i ktheni përgjigjen që e meritojnë!
Është koha t’i jepni vetes ndryshimin që e dojmë!
Prandaj, jam këtu për të ju ftuar në Kryengritjen e madhe të djathtë, që tashmë ka marr hov në Prishtinë e po kushtron gjithandej Kosovës!
Faleminderit për pritjen Kamenicë!